Për shkak të numrit gjithnjë e më të madh të papunëve shkaku i krizës pandemike, koalicioni gjerman CDU/ CSU synon t’i vëjë frerë imigrimit të fuqisë punëtore nga Ballkani, shkruan të dielen gazeta gjermane “Welt am Sonntag”.
Kufizimet do të kryhen në bazë të vendimit të 2016-tës për lehtësimet për qytetarët e Ballkanit. Grupet punuese të fraksionit qeverisës janë pajtuar që lehtësimet, që skadojnë në fund të vitit, t’i vazhdojnë për edhe dy vjet, por në të njëjtën kohë janë pajtuar që të kufizohet mundësia e shfrytëzimit të tyre për fuqinë punëtore të pakualifikuar të Ballkanit, transmeton 02Press.
Mathias Middelberg, zëdhënës i koalicionit qeverisës për politika të brendshme në Bundestag, ka thënë për “Welt am Sonntag”: “Jemi në një rënie të madhe ekonomike dhe tani kemi 600.000 të papunë më shumë sesa një vit më parë. Në një gjendje të tillë, mosndryshimi i rregullores për Ballkanin Perëndimor nuk përbën opsion. Prandaj po bëjmë fushatë për kufizim të qartë të rregullores: dy në vend të pesë vjetëve dhe një kuotë vjetore prej më së shumti 15.000 vetash”.