Kancelari gjerman Olaf Scholz, pak minuta më parë bëri me dije se Gjermania do t’u dërgojë në ndihmë ushtarëve ukrainas 1000 automjete të blinduara dhe 500 raketahedhëse.
“Sulmi rus shënon një pikë kthese. Është detyra jonë të bëjmë çmos për të mbështetur Ukrainën në mbrojtjen e saj kundër ushtrisë pushtuese të #Putinit. Kjo është arsyeja pse ne po dërgojmë 1000 armë antitank dhe 500 raketa Stinger miqve tanë në #Ukrainë”, shkruan ai në tëitter.
Kjo ndihmë e Gjermanisë ka ardhur pasi hoqi bllokimin për transferimin e armëve.
Deri më tani Gjermania nuk lejonte që armët vdekjeprurëse që ajo kontrolonte ose shiste të dërgoheshin në zonat e luftës.
Der russische Überfall markiert eine Zeitenwende. Es ist unsere Pflicht, die Ukraine nach Kräften zu unterstützen bei der Verteidigung gegen die Invasionsarmee von #Putin. Deshalb liefern wir 1000 Panzerabwehrwaffen und 500 Stinger-Raketen an unsere Freunde in der #Ukraine.
— Bundeskanzler Olaf Scholz (@Bundeskanzler) February 26, 2022