Duhej të ishin me objektivin e vetëm, mbështetjen e skuadrës së zemrës, Partizanin. Por, është tërësisht e papranueshme ajo që ndodh sot para ndeshjes me Tiranën.
Gazetari i Newsport.al po transmetonte drejtëpërdrejtë marshimin e tifo-grupit “Ultras Guerrils”. Por, dikush nga ata largohet nga grupimi dhe vrapon drejt gazetarit duke e qëlluar me grushte.
Edhe pse ai i tregon se është gazetar, nuk pyet por e dhunon bashkë me miqtë e tij që i vijnë në ndihmë për të rrahur një person të vetëm që ishte thjeshtë në krye të detyrës. Këto pamje nuk i shkojnë për shtat lojës më të bukur në botë, futbollit. Megjithatë në Shqipëri, shpesh problemet gjenden te gazetarët, që edhe ligji i luftës i cilëson dhe i konsideron të paprekshëm.
E për rastin në fjalë, drejtësia do të kërkohet në organet ligjzbatuese. Më poshtë mund të shihni pamjet e turpshme, të marra nga pamjet drejtëpërdrejtë që po ofronte Newsport për të gjithë sportdashësit shqiptarë.
Gjest rrugaçi, momenti kur tifozi i Partizanit sulmon gazetarin e Newsport 🇦🇱😳 pic.twitter.com/KqiWrWNmMa
— LIG Sport (@lig_sport) May 17, 2023