Futbollisti i Barcelonës ka rënë në radarin e top klubeve angleze.
Ronald Araujo ka tërhequr interesimin e tri skuadrave të mëdha angleze.
Sipas mediave angleze, Liverpool, Chelsea dhe Manchester United janë duke monitoruar me kujdes situatën e Araujos.
Tre gjigantët anglez raportohet se janë të gatshme të ofrojnë shuma të mëdha për transferimin e uruguajanit në fund të edicionit.
Araujo thuhet se dëshiron të qëndrojë te Barcelona, por situata mund të ndrshojë verën e ardhshme.
Uruguajani ka kontratë me Barçën deri në qershor të vitit 2023, ndërsa çmimi i tij sipas ‘Transfermarkt’ llogaritet të jetë 25 milionë euro.