Real Madridi do ta ketë një konkurrencë të fortë për transferimin e Kylian Mbappes në verën e ardhshme.
Gjiganti spanjoll po e kërkon qe një kohë të gjatë sulmuesin francez, i cili megjithatë në fund qëndronte në Paris Saint-Germain, shkruan “Gazeta Express”.
Por, kontrata e lojtarit me parisienët do të skadojë në verën e ardhshme dhe ai duket se nuk e ka ndërmend ta vazhdojë atë.
Për këtë, “Los Blancos” shihen në “pole-position” për transferimin e nënkampionit botëror, të cilit duhet t’ia paguajnë rreth 100 milionë euro si bonus të transferit.
Megjithatë, mediumi spanjoll “AS” raporton se ish-futbollisti i Monacos ka edhe “oferta të shumta të tjera” në tavolinë, përfshirë edhe atë nga Liverpooli, i cili e riktheu interesimin për kampionin e botës më Francën në vitin 2018.
Ky mund të jetë një presion ndaj Realit për t’i intensifikuar hapat dhe për ta “bllokuar” njërin prej futbollistëve më të mirë në botë.
Mediumi francez “L’Equipe” shkruan se e ardhmja e Mbappes do të mbetet e pazgjidhur dhe pezull deri në muajt e parë të vitit 2024.