Një nga lojtarët që mund të largohet nga Barcelona gjatë afatit kalimtar të verës është edhe Luis Suarez, transmeton Gazeta Metro.
Që nga dita e premte kur u eliminuan nga Liga e Kampionëve, duke u turpëruar nga Bayern Munichi me rezultatin 2-8, Barcelona është në qendër të vemëndjes nga mediat botërore.
Te katalunasi pritet të këtë ndryshime të mëdha te stafi dhe futbollistët, teksa kjo mund të shfrytëzohet nga klubet e ndryshme.
Ajaxi besohet se është duke monitoruar situatën dhe së fundmi ka shprehur interesim për Luis Suarezin. Sipas ‘telegraaf.nl’, drejtori i klubit holandez, Marc Overmars, ka filluar kontaktet e para me sulmuesin uruguain dhe krerët e klubit të Barcelonës.
33 vjeçari ka kontratë të vlefshme me Barcelonën deri në verën e vitit 2021, teksa klubi mund ta pranoj shitjen e tij gjatë kësaj vere, për të mos e humbur me parametra zero në vitin e ardhshëm dhe të përgatisin një skuadër më të re në moshë. /gazetametro.net