spot_img

Juventus fillon bisedimet me Lillen për Edon Zhegrovën

spot_img

Gazetari italian Mirko Di Natale ka konfirmuar se Juventusi ka shprehur interesim për transferimin e sulmuesit kosovar Edon Zhegrova.

‘Bianconerët’ janë duke kërkuar një vend në edicionin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve, kështu që po synojnë që të përforcojnë ekipin në mënyrë që të konkurrojnë në garën më prestigjioze për klube në Evropë.

Kështu që sipas Di Natales, gjiganti italian është duke monitoruar nga afër situatën e Zhegrovës i cili po cilësohet si një kandidat i mundshëm për t’iu bashkuar klubit.

Zhegrova u bë pjesë e Lille në janar të 2022, pasi kompletoi transferimin nga Baseli. Dy vite pas transferimit të tij, ai tani llogaritet një ndër lojtarët kyç të ekipit francez.

Këtë sezon, Zhegrova ka kontribuar me 11 gola të shënuar dhe nëntë asistime në të gjitha garat, duke bërë që të tërheqë vëmendjen e disa klubeve të mëdha, përfshirë Juventusin.

Gaztari gjithashtu ka zbuluar se ‘Zonja e Vjetër’ tashmë ka hapur bisedimet me rrethin e lojtarit, ndërsa duke marrë parasysh se kontrata e tij me Lille është valide deri në 2026, shuma e kartonit të tij vlerësohet të jetë diku rreth 10-15 milionë euro.

Sidoqoftë, për të siguruar shërbimet e tij, Juventusi duhet të mposht konkurrencën nga Napoli që gjithashtu thuhet se janë të interesuar për shërbimet e 25-vjeçarit.

NGJARJE TË TJERA

spot_img