spot_img

Gjilani merr fitore të madhe në Suharekë, në Drenas skuadra e Feronikelit 74’ befason Dukagjinin

spot_img

Gjilani ka fituar në udhëtim te Suhareka me rezultat 2-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 22-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Skuadra e Ardian Nuhiut ka vazhduar formën e mirë dhe pa humbje në pranverë, duke marrë edhe fitoren e tretë nga katër ndeshje, ku ka edhe një barazim.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë të hapur dhe me raste nga të dyja skuadrat, të cilat gjithashtu shënuan nga një gol.

Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e 42-të me anë të Senad Jarovic, i cili shënoi nga penalltia për 0-1, ndërsa Endrit Krasniqi (45+) barazoi shifrat në 1-1.

Në pjesën e dytë, mysafirët ishin skuadër më konkrete, në një pjesë ku nuk munguan rastet nga të dyja skuadrat.

Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 54-të me anë të Edi Basa, i cili shënoi një gol të bukur nga distanca për 2-1.

Pas kësaj fitore, Gjilani ngjitet në pozitën e katërt me 31 pikë apo vetëm tri më pak se vendi i tretë, ndërsa Suhareka zë pozitën e gjashë me 26 pikë.

Në ndeshjen e ardhshme, gjilanasit luajnë në shtëpi ndaj Feronikelit ’74, teksa therandasit udhëtojnë te Ferizaj.

Në Drenas, Feronikeli ’74 ka fituar ndaj Dukagjinit me rezultat 1-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 22-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Ekipi i Ismet Munishit nuk ka arritur të kthehet te fitorja në kampionat, por përkundrazi ka humbur në minutat e fundit në Drenas.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me raste nga të dyja skuadrat, por pa arritur t’i konkretizojnë rastet.

Edhe pjesa e dytë ishte njësoj me të dyja skuadrat që tentonin ta gjenin golin, por i cili erdhi vetëm në frymën e fundit.

Ishte Leart Zekolli, i cili në minutën e gjashtë shtesë shënoi për 1-0 dhe ky doli të ishte goli i tri pikëve.

Pas kësaj fitore, Feronikeli ’74 e sheh veten në pozitën e 10-të me 14 pikë, teksa Dukagjini renditet i teti me 25 pikë.

Në ndeshjen e ardhshme, klinasit e presin Malishevën, ndërsa drenicasit udhëtojnë te Gjilani.

NGJARJE TË TJERA

spot_img