Në vazhdën e shpërndarjes së policave të sigurimit, presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka vizituar sot klubin e Gjilanit.
Me këtë rast, u bë pranim-dorëzimi i kartelave të sigurimit, njofton klubi gjilanas.
“Sport Club Gjilani ka mirëpritur presidentin e Federatës së Futbollit të Kosovës, ztr. Agim Ademin, i cili njëherit edhe ka ndarë policat e sigurimit për futbollistët”.
“FFK javë më parë ka arritur marrëveshje me kompaninë SIGAL UNIQA GROUP AUSTRIA – Kosovë për sigurimin e futbollistëve, projekt i cili tashmë ka filluar të zbatohet në terren”.
“I pari i shtëpisë më të madhe të futbollit në vend, ztr. Ademi u shpreh i kënaqur me arritjen e kësaj marrëveshje me të cilën përfitojnë klubet dhe vetë futbollistët”.
“Të gjithë në SC Gjilani e falenderuan Ademin dhe FFK-në për realizimin e projektit, i cili në rend të parë ka shëndetin e futbollistëve”, ka shkruar SC Gjilani.
Kujtojmë se policat e sigurimit ishin premtim i Ademit në garën për kryetar të FFK-së, e që gjashtë muaj pas mandatit u realizua pas një përkushtimi të vazhdueshëm disa mujor