Sport Club Gjilani komunikon se ka arritur marrëveshje me futbollistin Leon Miftari për të qenë pjesë e kuqebardhëve deri në verën e vitit 2026.
Miftari vjen nga radhët e klubit të Ramiz Sadikut, derisa ishte pjesë e të rinjëve të 2 Korrikut në rrugëtimin kualifikues në Ligën e Kampionëve, duke shënuar tre gola.
18 vjeçari luan në pozitën e sulmuesit të krahut dhe me talentin e tij do të jetë një aset i rëndësishëm për ekipin tonë në rrugëtimin drejt sukseseve të reja, prandaj i themi mirë se vjen Leon!