spot_img

Gjilani triumfon ndaj Suharekës me fitore bindëse

spot_img

Gjilani ka regjistruar një fitore të pastër 3-0 në shtëpi ndaj Suharekës, në kuadër të javës së 31-të të Albi Mall Superligës së Kosovës.

Pjesa e parë e takimit u karakterizua nga kujdesi i madh i të dy skuadrave, me shumë pak raste për shënim dhe fokus të madh në mbrojtje.

Megjithatë, vendasit ndryshuan qasjen në pjesën e dytë, duke e kontrolluar ndeshjen dhe duke realizuar tre herë. Senad Jarovic zhbllokoi rezultatin në minutën e 50-të, pas një asistimi nga Albin Prapashtica.

Blerind Morina dyfishoi epërsinë në minutën e 60-të, përpara se Jarovic të shënonte edhe golin e tretë dhe të dytin personal në minutën e 77-të.

Pas kësaj fitoreje, Gjilani ngjitet në kuotën e 42 pikëve dhe mban vendin e katërt në renditje, ndërsa Suhareka mbetet në pozitën e nëntë me 33 pikë.

NGJARJE TË TJERA

spot_img