I biri i legjendës së futbollit kosovar Fadil Vokrri, Gramoz Vokrri, afro një muaj më parë ishte kundërshtari kryesor i Agim Ademit në garën për president të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK).
Por, kandidatura e tij nuk ishte aprovuar për arsye se disa nga nënshkrimet që kishte mbledhur Vokrri ishin cilësuar si të jashtëligjshme.
Vokrri kishte paditur FFK-në në Gjykatën Themelore për thirrje të jashtëligjshme të Kuvendit Zgjedhor.
Megjithatë, tani Gjykata e Apelit e ka aprovuar vendimin e Themelores, kështu që tani ka refuzuar çdo ankesë të Vokrrit.
Më poshtë mund të gjeni aktvendimin e Gjykatës së Apelit