spot_img

Gjykata Speciale me komunikatë për Jakup Krasniqin, për çka po akuzohet ai?

spot_img

(E plotësuar) – Ish-zëdhënësi i UÇK’së, Jakup Krasniqi u arrestua sot në Kosovë dhe u transferua në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës (“DHSK”), në Hagë.

Kështu kanë njoftuar Dhomat e Specializuara përmes një komunikate për media.

Arrestimi u krye nga Zyra e Prokurorit të Specializuar (“ZPS”) në bazë të një aktakuze të konfirmuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit dhe në zbatim të fletarrestimit dhe urdhrit për transferim, të lëshuara nga gjykatësi i procedurës paraprake i Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Në kryerjen e arrestimit, ZPS-ja pati mbështetjen operative dhe logjistike të Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në pajtim me mandatin e vet dhe me legjislacionin e Kosovës. Edhe Policia e Kosovës (PK) dha mbështetje operative për ZPS-në.

“Në kohën e duhur do të jepet informacion i mëtejshëm duke përfshirë informacion mbi publikimin e aktakuzës me redaktimet e nevojshme. Në pajtim me rregullën 88 të Rregullores së Procedurës dhe të Provave, aktakuza bëhet publike jo më vonë se paraqitja e parë e të akuzuarit”, thuhet në komunikatën e tyre.

Pjesëtarët e EULEX-it sot bastisën shtëpinë e Jakup Krasniqit, të cilën më pas edhe e arrestuan. Krasniqi është arrestuar pas 10 orësh bastisjeje në shtëpinë e tij, ndërsa pritet transferimi i tij në Hagë.

***

Gjykata Speciale ka lëshuar një komunikat për media rreth arrestimi të sotshëm të Jakup Krasniqit.

Në këtë komunikatë, Gjykata Speciale ka treguar se Krasniqi do të transferohet në objektin e paraburgimit në Hagë.

Arrestimi i Krasniqit u krye nga Zyra e Prokurorit të Specalizuar në bazë të një aktakzue të konfirmuar për krime lufte dhe krime kundër njërzimit, thuhet në komunikatën e Speciales.

Komunikata e plotë:

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img