Amber Heard, ish-gruaja e yllit të Hollywood, Johnny Depp tha sot në ditën e pestë të gjyqit me të, se e fotografoi pa ndjenja e me akullore të derdhur në këmbë për t’i thënë ditën tjetër: “Shihe si je katandisur … shihe veten sa patetik je”.
Në momentin në fjalë 34 vjeçarja Heard dhe Depp, ishin në një avion privat duke fluturuar nga Boston drejt Los Angeles në maj 2014, kur ylli i filmit Piratet e Karaibeve raportohet se kishte pirë shumë alkool dhe droga.
Depp foli për foton duke dëshmuar në gjyqin e shpifjes në Gjykatën e lartë të Londrës, dhe tha se asokohe punonte 17 orë në ditë dhe se ishte rrugës për një proces ‘dezintoksikimi’ në Bahamas.
Ai tha: “Duket qartë se isha shumë i lodhur, duke më zënë gjymi, akullorja m’u derdh në këmbë dhe ajo ma tregoi të nesërmen ‘Shihe si je katandisur më tha…”
Heard përsëriste akuzat e saj duke thënë se gjatë fluturimit Depp kishte pirë shumë dhe e kishte qëlluar më objekte të ndryshme.
Ndërsa Depp thotë se Heard ‘nisi ta abuzonte verbalisht’ kur ai e preku me shaka në të pasme me këmbë.
Megjithë dëshminë e sotme Depp ka dhënë rreth 25 orë prova në gjykatën e Londrës ku ka akuzuar për shpifje gazetën The Sun.
Depp tha sot se Heard kishte konsumuar shumë alkool dhe se kishte sulmuar teksa po lexonte në krevat, duke e goditur në fytyrë disa herë para se ai i kapi duart për ta ndaluar.
Çifti erdhën veçmas sot në gjykatë dhe Heard është parë gjithashtu që po largohet nga hoteli i saj Ham Yard Hotel në Soho në qendër të Londrës.
Sot në gjykatë u tha gjithashtu:
• Depp u pyet nëse e ‘kishte sajuar’ versionin e tij për goditjen aksidentale me kokë ndaj Heard;
• Shënimi i një infermiereje thoshte se Heard është ‘e pabalancuar’ dhe se ka ‘gjak të kuq të dukshëm në buzë’;
• Babai i Heard David, i ka shkruar Depp për t’i thënë se e dinte se e bija ka nevojë për ndihmë mjekësore;
• Depp tha se tymoste cannabis si një ‘qetësues’ dhe jo për ta tërbuar;
• Heard i tha një infermiereje se Depp gjithmonë vinte vonë në festat e saj.