spot_img

Gjyqtarët e futbollit kosovar në seminarin e FIFA-s

spot_img

Gjyqtarët e futbollit kanë filluar seminarian katërditor në kuadër të përgatitjeve për edicionin e ri të garave, në organizim të FFK-së.

Seminari është duke u mbajtur nën udhëheqjen e z. Alan Snoddy – instruktor i FIFA-s për gjyqtarë dhe z. Grzegorz Krzosek – trajner i fitnesit në FIFA.

Në hapje të këtij seminari të pranishëm ishin edhe presidenti Agim Ademi dhe anëtarët e KE-së, Naser Ajeti e Agim Nura. I pari i FFK-së e vlerësoi këtë seminar si shumë të rëndësishëm për mbarëvajtjen e garave në edicionin e ri, por edhe për progresin e mëtejmë të gjyqtarëve tanë, të cilët tashmë me sukses po e ndajnë drejtësinë edhe në ndeshjet e UEFA-s.

Presidenti Ademi e falënderoi z. Alan Snoddy për përkushtimin e tij në punën me gjyqtarët e Kosovës, teksa tha se ai është pjesë e suksesit të tyre.

“Seminaret e këtilla ju ndihmojnë që të jeni në garë me të gjithë gjyqtarët e FIFA-s e UEFA-s, prandaj ne po vazhdojmë me organizimin e këtyre seminareve dhe me licencimin tuaj. Alani është mentori juaj, por edhe miku ynë i shtëpisë, pasi mund të them se krejt ju jeni produkt i tij. Shpresoj se derisa Alani të jetë si instruktor në FIFA dhe të jetë me ne, edhe ne do të prodhojmë gjyqtarë të suksesshëm”, ka thënë presidenti Ademi.

Ai tutje theksoi se tashmë disa prej gjyqtarëve me stemë të FIFA-s, siç është rasti i Besfort Kasumit, pas përfundimit të karrierës do të kenë mundësi të avancohen në kontrollor të referimit në ndeshjet e UEFA-s e FIFA-s, derisa u shpreh i lumtur që po vjen një gjeneratë e re e gjyqtarëve të suksesshëm.

Gjatë këtij seminari janë duke u ligjëruar tema të ndryshme siç janë: incidentet në zonën e penalltisë, menaxhimi i lojës, loja me dorë, VAR-linja e intervenimit, e ndër to edhe ndryshimet e reja të rregullave, të cilat do të fillojnë të zbatohen në fillim të edicionit.

Gjyqtarët po ashtu, do t’iu nënshtrohen testeve fizike dhe testimeve të tjera teknike, të cilat do të zhvillohen nën mbikëqyrjen e instruktorëve të FIFA-s.

Në seminar janë duke marrë pjesë gjithsej 54 gjyqtarë dhe asistentë.

NGJARJE TË TJERA

spot_img