Janë deleguar gjyqtarët për dy sfidat gjysmëfinale në Kupën e Kosovës.
Gjilani pret Llapin në ndeshjen e kthimit, pasi të parën e fituan 1-2 në Podujevë. Ky duel do të gjykohet nga nga Gramos Shala me ndihmësit Besnik Morina e Granit Hyseni.
Fitore në ndeshjen e parë mori edhe Prishtina në udhëtim te Vushtrria 1-2. E në ndeshjen e kthimit që zhvillohet në kryeqytet do ta drejtoj Mervan Bejtullahu.