UEFA vazhdon t’i besoi gjyqtarëve të Kosovës në ndeshjet e kompeticioneve të saj, duke i vlerësuar për profesionalizmin dhe aftësitë e tyre në fushën e ndarjes së drejtësisë.
Kësaj radhe, gjyqtari i njohur Visar Kastrati do ta ketë nderin për të drejtuar ndeshjen e rrethit të dytë të Ligës së Konferencës, mes dy skuadrave të fuqishme, Gent nga Belgjika dhe Zhilina nga Sllovakia, e cila zhvillohet të enjten në orën 20:00.
Kastrati, i njohur për integritetin dhe ndershmërinë e tij në fushën e lojës, do të ketë në asistencë Granit Hysenin dhe Lumturije Muhadrin, po ashtu dy emra të njohur dhe të respektuar në komunitetin e gjyqtarëve në Kosovë, ndërsa gjyqtar i katërt për këtë sfidë të rëndësishme është Ilir Mehmeti.