Vazhdon apeli për kujdes në komunikacion, por ende shumë larg vetëdijsimit.
Mbrëmë ka ndodhur një aksident në trafik. Vetura ka goditur një këmbësor në Hajvali të Prishtinës.
Si pasojë e plagëve të marra, ai ka ndërruar jetë, raporton Indeksonline.
Viktima është 34-vjeçari Arben Sopjani.
Lajmi u bë i ditur nga faqja Hajvalia dhe familjarët e të ndjerit.