Klubi i Ballkanit nuk ka të ndalur në merkato.
Skuadra nga Suhareka sot e ka prezantuar futbollistin e kombëtarës shqiptare, Marsel Ismajlgeci, shkruan Albanian News
23 vjeçari i cili luan në pozitën e mbrojtësit të majtë i është bashkuar kampionëve të Kosovës nga skuadra Zrinjski Mostar.
Ky është postimi i Ballkanit në facebook.
Të dashur tifozë, 🧡
Kemi kënaqësinë të ju njoftojmë se skuadrës tonë kampione i është bashkuar edhe një kampion.
Anësori i majtë, Marsel Ismajlgeci, tani është futbollist i Ballkanit.
23 vjeçari ka luajtur për Tiranën, skuadër me të cilën u shpall kampion i Superiorës në Shqipëri, kurse së fundmi kishte një aventurë edhe në Bosnje, me kampionët e Zrinjskit të Mostarit.
Mirë se vjen Marsel, klubi të dëshiron suksese në arritjen e objektivave tona të përbashkëta 💪🧡