Goldi bashkëpunoi me këngëtaren e tij të preferuar të fëmijërisë.
Gold AG para pak ditësh njoftoi fansat se po vjen me këngë të re, në të cilën do t’i këndojë Tropojës.
Përmes postimit të fundit, reperi bëri të ditur se projektin në fjalë do ta sjell në bashkëpunim me këngëtaren Dava Gjergji.
Ai tha se kënga titullohet “Bylbyli i Tropojës” dhe i kushtohet dëshmorit Bylbyl Breçani, i cili ra heroikisht në Koshare.