KB Golden Eagle Ylli u themelua në vitin 1975, në Suharekë, me emrin KB Ylli.
Vazhdimisht mori pjesë në gara, që organizoheshin atëbotë;
Ndeshjet i zhvilloi në palestrën e vogel të Gjimnazit “Jeta e Re”
Në vitin 1981 arriti të fitoi titullin e Ligës së Parë të Kosovës, për shkak të kushteve nuk garoi më lart!
KB Ylli ishte ndër klubet e para, që mori përsipër të themeloi FBK-në dhe të organizoi Basketbollin e Pavarur të Republikës së Kosovës në vitin 1991;
Ndeshjet si vendas i zhvillonte në salla të shkollave fillore në fillim në Bellanicë kur edhe u zhvillua kampionati i parë i pavarur. Më pas luante edhe në Prizren.
Në kampionatin e parë pas çlirimit, Ylli pati paraqitje mbresëlënse. U kualifikua në garat përfundimtare, i përkrahur nga “Xhebrailat”, Palestra Sportive në Prizren, ku i zhvillonte ndeshjet si vendas, gjithnjë ishte përplotë!
Ngjashëm ndodhi edhe në vitin pasues.
Basketbollisti i parë i huaj në basketbollin e Kosovës, ishte amerikani Huigh Colins. Ai mbrojti ngjyrat e Yllit në edicionin 99/2000.
Gjatë dekatës së parë të viteve 2000, edhe pse Ylli u bë me shtëpi të vetën, rezultatet e mëdha munguan.
Në vitin 2014, klubin e mori përsipër Golden Eagle, falë investimeve të së cilave Ylli sërish riktheu shkëlqimin! Nga ai vit klubi mbanë emrin Golden Eagle Ylli. U rikthye në katërshen e madhe dhe vazhdimishit konkuroi për kreun.
Në vitin 2020, humbi në finale me Pejën në kuadër të Garave të Kupës së Republikës, sikurse edhe këtë vit(2022), në finalen e Ligës Unike.
Në 2021, klubi tani me emrin Golden Eagle Ylli, fitoi titullin e parë pas pavarësimit. Po ashtu doli edhe fitues i Ligës Unike.
Sonte ka rastin ideal për tu shpallur fitues për herë të dytë. Në përballje me Trepçen, në dy takimet e para, arriti fitore derisa skuadra që shenon tri fitore në finalen e Play-OFF-it shpallet kampion.