spot_img

Grabitje e armatosur në një pompë të derivateve

spot_img

Tre persona, ende të paidentifikuar, një prej tyre i armatosur, janë denoncuar për plaçkitjen e kioskës së një pompe të derivateve në Duhël të Suharekës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit të së hënës.

Plaçkitësit, siç mëson Gazeta Online ‘Reporteri.net’ kanë grabitur rreth 700 euro kesh dhe rreth 10 pako me cigare, të cilat janë marrë me forcë nga punonjësit e pompës nën kërcënimin e armës.

Përveç armës së zjarrit, kalibri i së cilës nuk dihet ende, sipas denoncimit, njëri prej plaçkitësve mbante një elektroshok në dorë dhe tjetri një copë dru.

Rasti për Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

“Sot rreth orës 3 të mëngjesit në një pompë të derivateve në fshatin Duhël ka ndodhur një rast një grabitjet, ku tre persona të dyshuar nën kërcënimin e armës kanë hyrë në kioskën e pompës dhe me atë rast nga viktima kanë arritur të marrin një shumë të parave dhe disa të pako të llojeve të ndryshme të cigareve”, ka thënë Gashi.

Ai ka bërë të ditur se Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ashtu është njoftuar prokurori.

“Në lidhje me këtë rast njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Është njoftuar prokurori dhe me rastin po merren hetimet rajonale në Prizren sektori. Për momentin nuk kemi persona të dyshuar”, ka thënë ai për Reporteri.net.

Sipas policisë, të dyshuarit janë larguar me këmbë nga vendi i ngjarjes, në drejtim të panjohur.

NGJARJE TË TJERA

spot_img