Një punëtore ka raportuar në polici se një person i panjohur duke përdorur sprej ndaj saj, ka arrit të grabit një shumë parash dhe të largohet në drejtim të panjohur.
Rasti ka ndodhur të diellin rreth orës 14:37.
“Prishtinë 04.12.2023-14:37. Ankuesja femër kosovare punëtore në një lokal, ka raportuar se një i dyshuar i panjohur duke përdorur sprej ndaj saj, ka arrit të grabit një shumë parash dhe të largohet në drejtim të panjohur”, thuhet në njoftim.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, njësitet policore janë duke hetuar rastin.