spot_img

Grabitje nën kërcënimin e thikës në barnatoren ‘Pharmacy’ në Prishtinë, hajni merr qindra euro

spot_img

Barnatorja ‘Pharmacy’ në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë mbrëmë ka qenë cak i vjedhjes. Një person dyshohet se ka arritur të vjedh arkën me rreth 400 euro, nën kërcënimin e armës, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet nga Prokuroria thonë se rasti dyshohet se ka ndodhur pas orës 23:00, kur edhe është njoftuar Policia nga punëtori i barnatores, se një hajn ka hyrë në lokal dhe ka vjedhur paratë, duke e kërcënuar me një thikë dhe më pas është larguar.

Si rezultat i denoncimit, Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ku ka bërë ekzaminimet e nevojshme dhe ka nisur kërkimet për ta kapur të dyshuarin. Gjatë kontrollit në disa rrugë afër barnatores, zyrtarët policorë kanë hasur në arkën që ishte vjedhur, por jo edhe paratë.

Sinjali mëson se Policia po ashtu ka gjetur edh thikën, si dhe disa veshje që dyshohet se i ka pasur i dyshuari në momentin e grabitjes.

Pas marrjes së informacioneve dhe mbledhjes së provave, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar rasti si “grabitje”.

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img