spot_img

Granit Rugova rikthehet në FBK, kjo është pozita e tij

spot_img

Ish-basketbollisti i njohur kosovar Granit Rugova është rikthyer në Federatën e Basketbollit të Kosovës.

Rugova të hënën është emëruar Drejtor i Programeve dhe Projekteve Zhvillimore në Federatën e Basketbollit të Kosovës (FBK).

“Bordi i FBK-së e ka miratuar emërimin e Rugovës, pas propozimit nga Komisioni për Intervista. Rugova rikthehet në Federatën e Basketbollit të Kosovës pas dy vjetësh, ku ishte Drejtor i Përfaqësueseve të Kosovës. Graniti ka qenë basketbollist i Kosovës, si dhe basketbollist i Prishtinës, ku ka fituar shumë trofe në karrierën e tij, derisa për një edicion ka mbrojtur ngjyrat e Bashkimit”, thuhet në njoftimin e FBK-së.

Ai së fundi ka qenë Drejtor i Sportit në Komunën e Prishtinës.

Kujtojmë se, Graniti ka përfunduar me sukses programin e FIBA-s, FIBA Time Out 2.0.

Me përvojën e tij, Granit Rugova do të jetë një vlerë e shtuar për FBK-në dhe do të ndihmojë në Zhvillimin e Programeve dhe Projekteve.

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img