Bayer Leverkusen ka arritur fitore në ndeshjen e parë gjysmëfinale në Ligën e Evropës ndaj Romës, duke e mposhtur këtë të fundit me rezultat 2:0.
Pas ndeshjes, kapiteni i ekipit, Granit Xhaka, u shpreh i lumtur me paraqitjen dhe ecurinë e klubit të tij.
“Rezultat i mirë, nuk pranuam gol – por mund të shënonim dy ose tri gola më shumë. Është normale të luajmë mençur qysh nga fillimi, pasi ne ishim mysafir. Roma tentoi ta mbante topin, kurse ne jemi të mirë edhe kur nuk e mbizotërojmë topin. Jemi 47 ndeshje pa humbje, e dijmë që të gjithë dëshirojnë ta na mposhtin neve tani. Ky mentalitet, ky kualitet që ne kemi – edhe nga lojtarët që vijnë nga banka rezervë. Mund të shënojmë kundër çdo skuadre, jam i lumtur që jam pjesë e kësaj skuadre”, tha Xhaka.