Një nënë, 36 vjeçe, ka sjellë në jetë 11 fëmijë, 10 prej të cilëve në 10 vite radhazi, është shprehur së fundmi se dëshiron të ketë 14 fëmijë.
Courtney Rogers, nga Nju-Meksiko u martua në vitin 2008 me Chris, i cili është 4 vite më i vogël. Në nëntor të vitit të kaluar, Courtney solli në jetë fëmijën e 11. Aktualisht, ata kanë 6 djem dhe 5 vajza.
Çifti ka zbuluar se shpenzimet mujore për ushqime kushtojnë 1 mijë e 200 dollarë. “The Sun” shkruan se ata po mendojnë ta shtojnë edhe më shumë familjen e tyre të madhe.
“Ne duam të kemi më shumë fëmijë. Unë dua të kem 14 fëmijë”, është shprehur Courtney, e cila shton se përkushtohet maksimalisht që të gjithë fëmijët e saj të kenë vëmendjen maksimale. Ajo pranon se ka marrë edhe kritika për familjen e madhe. “Nuk e kuptoj logjikën e tyre. Unë i kushtojë vëmendje maksimale fëmijëve të mi. Qëndroj 24 orë në dispozicionin e tyre”.
Familja jeton në një fermë 5 hektarë dhe ka të gjitha kushtet dhe hapësirën për fëmijët.