Këto ditë do të jenë vendimtare për të ardhmen e Mauro Ikardit, me Uanda Narën, agjenten dhe bashkëshorten e tij që duket se kohën e lirë nuk po e shfrytëzon vetëm për të gjetur klubin e tij të radhës, por edhe për të mbajtur të lumtur ndjekësit e saj.
Modelja argjentinas ka publikuar disa foto “të nxehta” në profilin e saj në “Instagram” ku shfaqet duke ekspozuar format e saj bombastike.
35-vjeçarja ka rrëmbyer me mijëra pëlqime brenda disa minutave, me ndjekësit që i kanë kërkuar rikthimin e Ikardit në Serinë A në mënyrë që ta kenë më pranë bukuroshen argjentinase.