E ardhmja e sulmuesit polak Robert Lewandowskit ende është e paqartë.
Tifozët e Bayern Munich nuk e dëshirojnë largimin e Lewes nga skuadra e tyre, nga ana tjetër ata katalanas kërkojnë 33-vjeçarin për të siguruar gola.
Polaku te Barça është një ekuacion që shumë shpejt pritet të marrë një zgjidhje, pasi katalanasit tashmë kanë dorëzuar në zyrat e kampionëve Gjerman edhe ofertën prej 50 milionë eurosh.
Tanimë në “Camp Nou” presin përgjigjen e Bayen për këtë transferim, i cili tashmë është shndërruar në “ëndrrën” e katalanasve.
Por për t’i hedhur edhe pak benzinë zjarrit, ka menduar gruaja e sulmuesit polak, Anna, e cila është pyetur nga ndjekësit nëse familja e saj do të transferohet në Barcelona.
“Do të doja shumë ta dija dhe unë”, është përgjigjur bashkëshortja e Lewandowskit.
33-vjeçari ka shënuar 76 gola në 132 ndeshje për kombëtaren polake, u transferua te Bayern-i nga Borussia Dortmund në verën e 2013-ës.
Që nga ajo kohë, Robert ka fituar gjithçka në Bavari duke shënuar 344 gola në 375 ndeshje. Ai ka dëshirë ta mbyllë karrierën e tij me një kapitull të fundit në Spanjë.