spot_img

“Gruaja e tij ka kancer në stomak – ai nuk mund ta lërë atë dhe fëmijën e tyre 5-vjeçar” – menaxheri i Mevlan Zekës ndan detaje për mediat rumune

spot_img

Klubi rumun UTA Arad ka njoftuar se do të paraqesë një ankesë në FIFA dhe do të kërkojë kompensim në rastin e Mevlan Zeka, i cili është larguar nga skuadra pa u kthyer më, ndërsa agjenti i sulmuesit, Arjanit Kuqi, ka zbuluar edhe sëmundjen e gruas së lojtarit, që ka bërë që ai të mos kthehet në Rumani.

Situata e tij u bë publike nga mediat rumune në ditët e fundit, ndërsa agjenti i lojtarit, Arjanit Kuqi, ka shpjeguar arsyen e vërtetë të këtij vendimi.

Zeka u transferua këtë verë te UTA nga FC Suhareka, ku sezonin e kaluar ishte golashënuesi më i mirë i Superligës së Kosovës me 22 gola. Pas vetëm disa ditësh në kampin stërvitor në Slloveni, ai u kthye në Kosovë duke përmendur arsye personale dhe nuk u rikthye më në Arad.

Sipas menaxherit Kuqi, gjatë kohës që sulmuesi ishte në Slloveni, bashkëshortja e tij, Gentiana, u diagnostikua me kancer në stomak.

“Ajo nuk ia tha menjëherë, sepse nuk donte ta shqetësonte. Por pasi u kthye nga kampi, e mori vesh dhe vendosi të kthehej në shtëpi. Ai duhej të ishte pranë saj dhe djalit të tyre 5-vjeçar,” shpjegoi Kuqi.

Menaxheri theksoi se Zeka është shtylla kryesore e familjes, pasi nuk ka më baba, vëllai i tij jeton në Zvicër dhe ai kujdeset edhe për nënën e moshuar.

“Gruaja e tij ka filluar trajtimin, nuk është e transportueshme, dhe viza për në Rumani është e kufizuar në 90 ditë. Ndërrimi i mjekëve do ta komplikonte situatën”, deklaroi ai.

UTA, sipas menaxherit, është ofruar të mbulojë kujdesin mjekësor të bashkëshortes së lojtarit nëse ai kthehet në Arad, por pengesat janë të mëdha.

“Mevlani ia kushton gjithë kohën familjes së tij. Nuk është se ka një ofertë tjetër apo po kërkon arsye për t’u larguar nga UTA. Ky rast është përtej futbollit, është çështje jete dhe familjeje”, u shpreh Kuqi.

Ai konfirmoi se Zeka nuk është stërvitur me ndonjë klub që nga kthimi në Kosovë, por në të ardhmen mund të luajë sërish, vetëm për ndonjë ekip vendas, për të qenë pranë familjes çdo ditë, edhe pse pagat janë shumë më të ulëta se në Rumani.

“Nuk jemi në luftë me UTA-n. Nëse duan të shkojnë në FIFA, është e drejta e tyre. Mevlani është i gatshëm të pranojë çdo vendim. Por duhet kuptuar se këtu nuk bëhet fjalë për kontrata e para, por për jetën e njeriut”, përfundoi menaxheri i tij.

NGJARJE TË TJERA

spot_img