Një grua në Ukrainë hapi një tunel për të shpëtuar djalin e saj nga burgu. Ngjarja ka ndodhur në një burg në rajonin jugor në Zaporizhia, ku djali i 51-vjeçares ishte dënuar për vrasje.
Në një fushë pranë, ajo arriti që të gërmonte një tunel deri në 3 metra të thellë dhe 10 metra të gjatë.
Ajo gërmoi vetëm natën në mënyrë që të mos tërhiqte vëmendjen e askujt.
Gruaja kishte zhvendosur rreth tre tonë dhe në kohën kur u kap dhe u arrestua, tre javë pasi filloi projektin e saj.
Ajo u zbulua me kohë dhe po përballet me drejtësinë. /