Në seancën për Brenton Tuarant, autori i masakrës në dy xhami në Christchurch, Zelanda e Re, ngjarje e marsit 2019, nëna e një prej viktimave vendosi ta falë supremacistin e bardhë, edhe pse ky i fundit nuk ka shfaqur asnjë pendesë për 51 njerëz të marra mizorisht.
Janna Ezzat, një kaligrafe që emigroi nga Iraku, e cila humbi djalin 35-vjeçar nga çmenduria e Taurant, iu drejtua këtij të fundit me fjalët: “Unë kam vendosur të të fal, sepse nuk mbaj urrejtje në zemrën time … Nuk kam zgjidhje tjetër”.
Sipas një raporti në Heraldin e Zelandës së Re, Janna mori trupin e pajetë të djalit të saj të vdekur Huseinit në ditëlindjen e saj, njëherësh Dita e Nënës në Lindjen e Mesme.
“Ai më dha lule për ditëlindjen time, e unë mora trupin e tij,” tha nëna e pikëlluar në dëshminë para gjykatës.
Gazeta vuri në dukje se pas kësaj, Brenton Tuarant fshiu një lot nga sytë pas dëgjoi dëshminë e Janna për vrasjen e djalit të saj dhe vendimin për ta falur.
Në seancë, të mbijetuar të masakrës u përballën për herë të parë me vrasësin, i cili sulmoi ata dhe besimtarët e tjerë në dy xhami gjatë lutjeve të së premtes.
Në dëshminë para gjykatës, Khaled Alnobani, një nga ata, tha se ndihej keq që nuk mund të ndihmonte më shumë njerëz dhe se ai ishte akoma në shok për shkak të gjithçkaje që pa atë ditë.
Ai thotë se sulmi dëmtoi zemrën e tij, por se nuk do ta prishte atë.
“Ne jemi bërë më të bashkuar dhe ju falënderojmë për këtë,” i drejtua ai të akuzuarit.