41-vjeçarja nga Skocia, Leigh King, ka marrë vaksinën “AstraZeneca”, kjo që të mbrohej nga Covidi-19.
Ndonëse ka marrë vaksinën 2 javë më parë, Kingu thotë se i është krijuar një llojë alergjie dhe të njëjtën kohë ka edhe dhembje të padurueshme.
Me të marrë vaksinën, lëkura e saj është irrituar duke u mbuluar me puçrra të kuqe e shoqëruar me temperaturë të lartë.
Kingu ka shkuar 3 herë në spital, mirëpo mjekët nuk e kanë pranuar pavarësisht dhembjeve të mëdha që ajo i kishte.
Ky lloj reagimi alergjik është cilësuar nga zyrtarët shëndetësorë britanikë si i pazakontë dhe prek 1 në 100 njerëz.
Deri tani janë regjistruar 3.795 raste që kanë përjetuar këtë lloj të reagimit alergjik. Nuk është akoma e qartë se a ka pasur këtë reagim ndaj vaksinës, apo sistemi imunitar ka reaguar më shumë sesa duhet ndaj vaksinës.
Ky lloj reagimi nuk është i listuar fare te reagimet alergjike nga vaksina e “Pfizer”-it por disa mijëra persona janë deklaruar të kenë pasur atë reagim pas marrjes së vaksinës.
Kingu ka thënë se ajo nuk vuan nga asnjë sëmundje dhe nuk ka pasur alergji më parë në asnjë lloj të barnave.