Pep Guardiola dje ka nënshkruar kontratën e re me Manchester Cityn.
Tekniku spanjoll do të jetë pjesë e cityzens deri në qershor të vitit 2027, shkruan IndeksOnline.
Në konfernecën për media para ndeshjes me Tottenhamin, Guardiola ka thënë se ai do të jetë trajner i Manchester Cityt edhe nëse klubi bie nga Premierliga.
City po përballet me një proces gjyqësor, ku janë ngritur 115 akuza për keqpërdorime financiare dhe vendimi përfundimtar i cili pritet të vijë para fundit të sezonit.
Klubi ka mohuar fuqimisht çdo keqbërje financiare, por mund të përballet me një dënim të rëndë pikësh nëse shpallet fajtor për disa ose të gjitha akuzat.
“E thashë këtë gjashtë muaj më parë, një vit më parë kur të gjitha klubet na akuzuan se kemi bërë diçka të gabuar. Nëse biem nga kategoria, unë do të jem këtu. Nëse na dërgojnë në Konferencën (niveli i pestë), ne do të ngjitemi dhe do të kthehemi në Premier League. E dija atëherë dhe e ndjej tani.”, ka deklaruar Pep Guardiola.