spot_img

“Hajde më merr, kam frikë”, vrasja tragjike e polakes në Greqi, mesazhet e fundit me të dashurin

spot_img

Mediet greke kanë publikuar mesazhet e fundit, që 27-vjeçarja polake shkëmbeu me të dashurin e saj polak mbrëmjen fatale para se të vritej në mënyrë makabre.

Trupi i Anastazia Ruinska u gjet të dielën ne gjendje të dekompozuar në një zonë të shkretë, e mbështjellë me qese në pjesë e sipërme të trupit dhe e mbuluar me çarçaf, barishte dhe degë. I dyshuar kryesor për vrasjen e 27 vjeçares është një 32-vjeçar nga Bangladeshi, pasi ai ka qenë personi i fundit me të cilin e ndjera është takuar para se të zhdukej.

Sakaq autoritet kanë rezerva edhe pë të dashurin e 27-vjeçares, gjithashtu me origjinë polake. Ka qenë pikërisht i dashuri i të ndjerës ai që ka njoftuar policinë për zhdukjen e Anastazias. Sakaq deklarimet e tij lënë për të dëshiruar, e për rrjedhojë ai u thirr sërish dje në polici për të dhënë më shumë informacion në lidhje me raportin e tij me 27-vjeçaren dhe marrëdhënien e tyre së fundmi.

Mesazhet e fundit që shkëmbu çifti mbrëmjen e 12 qershori

Protothema.gr shkruan se , 27-vjeçarja, e cila ka shkuar në shtëpinë e 32-vjeçarit nga Bangladeshi në orën 20.40 të së hënës mbrëma, dyshohet se një orë e njëzet minuta më vonë ka kontaktuar me partnerin e saj, duke e informuar për vendndodhjen e saj. 27-vjeçarja dyshohet se i tha partnerit të saj polak se nuk ndihej rehat në shtëpinë e 32-vjeçarit pasi mendonte se ishte në rrezik dhe në fakt vajza e vrarë dyshohet se ka kërkuar ndihmën e të dashurit,m për ta marrë nga shtëpia e 32-vjeçarit nga Bangladeshi.

Informacionet që ende nuk janë konfirmuar zyrtarisht thonë se pavarësisht apelit të dëshpëruar të 27-vjeçares, partneri i saj polak nuk është mobilizuar menjëherë edhe pse të dy kanë komunikuar me mesazhe.

“Nuk e njihnim 32-vjeçarin nga Bangladeshi”, thotë partneri i Anastazias

28-vjeçari duke folur për protothema.gr pohoi se as ai dhe as Anastazia nuk e njihnin 32-vjeçarin e arrestuar.

“ Nuk e njohim njeriun nga Bangladeshi që është arrestua. Ai nuk ishte as shok e as koleg nga puna e saj”, tha ai, ndërsa nuk e fshehu trishtimin për përfundimin tragjik të kërkimit për 27-vjeçarin.

“Jam në gjendje shumë të keqe psikologjike. Së bashku me mamanë e Anastazias bëmë gjithçka për ta gjetur dhe kishim një shpresë që ajo të ishte gjallë” , tha ai.

Nëna dhe partneri i Anastazias nisen për në Poloni

Policia i ka dhënë leje nënës 27-vjeçares dhe partnerit të saj për t’u larguar nga ishulli Ko, por i ka kërkuar që të qëndrojnë në dispozicion kur t’iu kërkohet nga policia.

Rasti ka ngjallur interes të madh në Poloni, me ambasadën e vendit që dërgoi një përkthyes në ishull për të mësuar nga afër se çfarë po ndodh në procesin para-hetues.

Ajo që kërkohet nga autoritetet është ngarkimi i përgjegjësisë për vrasjen e 27-vjeçares dhe mbledhja e provave ndaj të dyshuarve nëpërmjet kqyrjes së celularit të 27-vjeçarit dhe mostrave të ADN-së nga sendet e gjetura me.

NGJARJE TË TJERA

spot_img