Një vjedhje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në një argjendari në Shtime.
Persona të panjohur kanë arritur ta thyejnë murin parapa një argjendarie me ç’rast kanë depërtuar brenda, nga ku kanë vjedhur stoli ari dhe para të gatshme që sipas deklaratës së pronarit, kapin vlerën prej mbi 20 mijë eurosh.
“Rasti ka ndodhur rreth orës 07:00 të mëngjesit të sotëm, pronari i argjendarisë na ka njoftu, jemi dal në vendin e ngjarjes. Është thyer muri nga prapa nga personat e dyshuar. Sipas pronarit është vjedhë ari dhe para të gatshme që kalon shumën mbi 20 mijë euro”, konfirmoi për Gazetën Express Major Mehmetali Hajdini.
Policia nuk ka arrestuar ende ndonjë të dyshuar për këtë rast dhe aktualisht po zhvillohen hetime në kapjen e tyre. /Gazeta Express/