KB Prishtina përmes një reagimi në rrjetet sociale është ankuar në gjyqtarin e ndeshjes Artan Gashi.
Sipas klubit nga kryeqyteti, Gashi ka shkaktuar moszhvillimin e ndeshjes kundër Rahovecit.
Ky është reagimi i KB Prishtinës:
REAGIM
Referi Artan Gashi shkakton moszhvillimin e ndeshjes, tallet me publikun, klubin dhe Policinë e KosovësSiç jeni në dijeni, ndeshja kampionale ndërmjet KB SIGAL Prishtina dhe KB Rahoveci, u vendos të ndërprehet ende pa nisur arbitrarisht nga referi Artan Gashi, madje edhe pas ardhjes së forcave të shumta policore. Sipas tij, Klubi jonë është dashur ta sigurojë pjesëmarrjen e Policise në sallë, gjë që klubi jonë e ka bërë.Policia e Kosovës (PK) kanë qenë në sallë, ndërsa duke mos i mjaftuar prezenca e zyrtarevë policorë, delegati kërkoi që të shtohet prezenca e tyre, edhe pse fillimisht deklaroi se ata që ishin aty mjaftonin. Me kërkesë të tyre, PK sjelli fillimisht edhe zyrtarë të tjerë, ku referit Artan Gashi nuk i mjaftuan as ata, dhe vendosi që të mos e nisë ndeshjen pikërisht në momentin kur në sallë erdhën edhe Njësia e Reagimit të Shpejtë të Policisë së Kosovës, dhe tha që të presin e mos të zbrazet salla.KB SIGAL Prishtina i kërkon falje të gjithë tifozëve që ishin prezent në sallë ku për shkak të vendimit tendencioz dhe inatçorr të referit Artan Gashi nuk u zhvillua ndeshja, përkundër faktit që të gjitha kërkesat u plotësuan. Me këtë ndërprerje krejtësisht të panevojshme u prish imazhi i një ngjarjeje sportive për të cilën shikuesit ishin mbledhë në sallën. As përmbushja e kërkesave e as lutjet tona drejtuar referit në fjalë nuk e bënë ta ndryshojë mendjen për hir të basketbollit dhe dashamirëve të këtij sporti.Bordi jonë dhe Këshilli Organizues është duke e konsideruar seriozisht moszhvillimin e kësaj ndeshjeje dhe mosorganizimin e Superkupës së Kosovës, në rast të delegimit të këtij imazhprishësi inatçorr në ndeshjet e KB Sigal Prishtina.Të tillët nuk i duhen as palestrave e as basketbollit, duke marrë vendime të ngutshme e të gabueshme për shkak të tekeve e inateve personale.Faleminderit!