Kandidati i PDK-së për kryeministër Bedri Hamza ka publikuar foto nga tubimi masiv i PDK-së në Skenderaj.
Ai është shprehur se e dinë çfarë i duhet Kosovës e dimë drejtimin që duhet ta marrë vendi ynë.
”Shumë entuziazëm dhe energji në Skenderaj. Shumë vullnet dhe besim për Kosovën që mundet ma mirë. E dimë çfarë i duhet Kosovës. E dimë drejtimin që duhet ta marrë vendi ynë”, ka shkruar Hamza.
Drenica është vendi i duhur për ta marrë energjinë e nevojshme për fitoren tonë, ka shtuar më tutje ai.