Jetmir Topalli do ta vazhdojë karrierën në Turqi.
Mediat turke kanë bërë të ditur se sulmuesi i Ballkanit ka arritur marrëveshjen me klubin Yeni Malatyaspor.
Sipas mediave turke ka mbetur që lojtari të prezantohet edhe zyrtarisht tek klubi i ri.
Ato e kanë krahasuar lojtarin me pasardhësin e Vedat Muriqit.
Malatyaspor ka garuar edicionin e kaluar në Superligë, mirëpo e humbi statusin në javët e fundit dhe tani do të garojë në Ligën e Parë.
22-vjeçari shkëlqeu me Ballkanin në sezonin e fundit, ndërsa me herët ka luajtur edhe në Vushtrri.