Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se sa herë që del në foltoren e Kuvendit të Kosovës të mbaj fjalën, ai pengohet nga ministrat e qeverisë Kurti.
Madje ka thënë se pengohet me një fjalor jo njerëzor.
Krejt këto ai ka thënë se publiku nuk i dëgjon.
Lideri i AAK-së, ka paralajmëruar se nëse kjo praktike vazhdon, ai do t’ia kthejë në të njëjtën mënyre.
“Po ju paralajmëroj se s’ka rrugë tjetër. Qeveria le të del në foltore çka ka me thanë”, ka thënë ndër të tjera Haradinaj.
Sipas tij, kryeministri aktual i ka urryer të gjitha pushtetet e kaluara të cilat i ka quajtur regjime.
Tutje, ai tha se Kurti po i urren ata që e kanë pru këtu ku është. “Ai sheh armiq të brendshëm, sindikatat e mësuesit, por të cilët do ta tregojnë qefin kur të vjen vakti”, ka përfunduar ai.