spot_img

Haxhiu: Vjosa Osmani i dhuroi fitoren VV’së, e vetme s’mund të kalojë pragun zgjedhor

spot_img

Gazetari Baton Haxhiu thotë se ishte Vjosa Osmani ajo që i dha fitoren Vetëvendosjes në zgjedhjet e fundi. Sipas tij, në tërë fushatën zgjedhore diskursi i saj nuk ishte fitues, por në funksion të partisë së Albin Kurtit.

“Nuk e di sakt sa do të tërhjek Vjosa Osmani (nga LDK) . Nuk e di sepse ka rezultuar dikur që LDK’ja përkrah ndonjëherë njerëz brenda partisë së saj që e kundërshtojnë liderin por e dojnë brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës. Dyshoj që Vjosa Osmani ka kapacitet me bo diçka vetë”, tha Haxhiu i ftuar në emisionin Pressing në T7.

“Ajo ja ka dhuruar fitoren VV’së me pafuqinë e saj”, tha Haxhiu.

“Realisht këtë bindje e kam pasur edhe para zgjedhjeve. E kam pasur bindjen që Vjosa Osmani ka bërë shkarjen dhe është vetëm në funksion të VV’së. Ndash me diskurs…një kandidate e cila lufton për vendin e parë, kryeministrin, nuk nxjerr asgjë për VV’në gjatë krejt fushatës zgjedhore derisa ballafaqimin kryesor e ka me Albin Kurtin, atëher ajo o s’e kupton politikën o është në funksion të dikujt tjetër”, shtoi tutje Haxhiu.

Po nëse Vjosa Osmani krijon subjekt të ri politik?

“Nëse bën subjekt të tillë, ajo s’ka lidhje me LDK’në dhe ai subjekt është krejt në funksion të VV’së për arsye se vetëm mund t’i tërheq disa vota nga LDK për t’ia mundësuar Vetëvendosjes një fitore më të madhe”, shpjegoi Haxhiu.

A do të mund të kalonte pragun zgjedhor një parti e krijuar nga Vjosa Osmani?

“Kurrë hiq. Vjosa Osmani sot le të bëjë parti politike, por kurrë nuk e kalon pragun zgjedhor”, theksoi Haxhiu.

NGJARJE TË TJERA

spot_img