spot_img

Haziz Tafa kthehet në pronë, mund AKP-në me gjykatë

spot_img

Biznesmeni Haziz Tafa, ka fituar të drejtën e rikthimit në pronën e tij përkatësisht “AgroKosova Holding”, të cilen e kishte privatizuar në vitin 2007, përmes një spin-offi special.

Kolegji i Apelit i Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme ka miratuar ankesën e tij, kundër Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP) për rastin e ndërmarrjes “AgroKosova Holding”.
Gjykata supreme, në një aktgjykim të shpallur sot, ka urdhëruar AKP-në të kthejë rastin në gjendjen e mëparshme dhe ka urdhëruar AKP-në që të ekzekutojë këtë vendim brenda disa ditësh.
Agjencia e Kosovare e Privatizimit me 31 janar të këtij viti mori vendim për tërheqje të aksioneve dhe vendosje nën administrim të drejtpërdrejt të ndërmarrjes së re Agrokosova Holding (ish Ndërmarrja Shoqërore “NBI Suhareka”).
Ky vendim i Bordit të AKP-së u ekzekutua, përmes ndërhyrjes së autoriteteve shtetërore katër ditë më vonë, më 3 shkurt.
Agrokosova Holding, përmes përfaqësuesit ligjor, kishte dorëzuar kallëzim penal ndaj AKP-së në fillim të muajit shkurt.

Ndërmarrja të cilën e udhëheq Tafa, shquhet për prodhimin e veres me cilësi të jashtëzakonshme, e cila duket se do të qëndroi gjatë në tryezat tona, pas këtij vendimi të supremes.

NGJARJE TË TJERA

spot_img