Gjatë ditës së djeshme një qytetar i Mitrovicës me gjestin që ka bërë ia ka shpëtuar jetën një njeriut.
Florim Ahmeti kishte rastisur në një burrë të plagosur me katër plumba në Vaganicë, të cilin pastaj e kishte marrë dhe e kishte dërguar në spital.
I plagosuri ishte në gjendje të rëndë dhe mjekët kanë thënë se ai kishte shpëtuar vetëm falë djaloshit mitrovicas i cili e kishte dërguar me kohë në spital.
“Nëse ky person do të vonohej vetëm edhe një minutë më shumë, vështirë se do të vinte i gjallë pasi kishte humbur shumë gjak” i ka thënë mjeku personit që e shoqëroi të plagosurin në spitalin e Mitrovicës.
Jepi Zë mëson se djaloshi që i shpëtoi jetën mitrovicasit është kadet në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike dhe së shpejti pritet ta veshë uniformën e Policisë së Kosovës.
Ndryshe, për këtë plagosje në Vaganicë është arrestuar 1 person.