Pas një serie mbresëlënëse me tre fitore radhazi, futbollistët e Ferizajt janë shpërblyer me premio si vlerësim për përkushtimin e tyre në fushë.
Fitoret kundër Dukagjinit, Gjilanit dhe së fundmi ndaj Feronikelit në Drenas kanë sjellë jo vetëm entuziazëm tek skuadra dhe tifozët, por edhe vlerësim të veçantë nga drejtuesit e klubit, shkruan Gazeta OLLE.
Drejtori Genc Hyseni dhe presidenti Lulzim Abazi kishin premtuar premio për ekipin në rast të vazhdimit të rezultateve pozitive, dhe sot ata kanë mbajtur fjalën e tyre, duke shpërblyer futbollistët për fitoren e fundit ndaj Feronikelit.
Këto premio janë një motivim shtesë për ekipin që të vazhdojë me formën e mirë dhe të synojë pozita më të larta në tabelë.