spot_img

Historia e dhimbshme e Shqipe Hysenaj që kërkon partner tek “Përputhen”

spot_img

Shqipe Hysenaj është 28-vjeçarja e lindur në Zvicër, e cila po bën shumë bujë me pjesëmarrjen e saj në programin e njohjeve “Përputhen”.

Vajza, e cila në jetën e saj merret me programet e fëmijëve parashkollorë, ka shfaqur një anë rebelizmi në emision.

Por Shqipe Hysenaj është një nga vajzat që ka pasur shumë komente dhe reagime negative nga komentuesit në rrjetet sociale, dhe për këtë arsye, në një status të gjatë në “Instastory” ajo më parë shkruante:

“Nuk jam një femër që ndërmarr me lehtësi një marrëdhënie. Unë kurrë nuk kam zgjedhur një person që ka hequr dorë nga përpjekja e parë. Mbase e kam ekzagjeruar në disa raste… kam mbyllur dyert e hyrjes duke i përplasur me pohime që nuk më pëlqenin. Unë di të jem e ëmbël dhe në të njëjtën kohë di të jem unë. Kam gërthitur mjaft, nuk mundem më, por kam qëndruar gjithmonë aty gjatë gjithë kohës pa lëvizur një hap. Ndoshta nuk jam ajo që një mashkull do të dëshironte përkrah tij. Unë nuk ndjek askënd, është e vërtetë, por di të qëndroj. Dhe pavarësisht gjithçkaje, nëse do të isha një burrë unë do të isha gruaja ime ideale!

Por pak ditë më parë ajo shfaqi anën tjetër të karakterit të vajzës së fortë.

“Kam hequr sa shpirti ma di, dua të ndihmoj të rinjtë!”, tha ajo.

Në takimin me Andi Shehun që po flirton, Shqipja tha se historia e saj personale është shumë e vështirë dhe do të shërbente si një shembull për të gjithë të rinjtë.

Edhe pse Andi ngulmoi që ajo ta rrëfente këtë histori, Shqipja hezitoi duke thënë se ende nuk është momenti.

Kjo histori e pazbuluar e preku shumë emocionalisht atë në studio, saqë nisi të lotonte.

Kur pa këtë çlirim emocionesh të Shqipes, Ana iu vendos në ndihmë dhe tha disa fjalë motivuese për të.

“Unë të them që vetëm njerëzit që kanë kaluar gjëra të mëdha qajnë për gjërat e të tjerëve. Unë këtë e kam parë te Shqipja, dhe kur tregova historinë time ajo u përlot, por edhe në histori të ndryshme në studio ajo është prekur. Njerëzit që kanë vuajtur shumë kanë një forcë të mbinatyrshme, sytë mos i mbush me lot,”- tha Ana mes përqafimesh dhe puthjesh me Shqipen.

Ndërkohë le të ndalojmë te programi dhe takimi i fundit më i komentuar i saj me Andi Shehun, menaxherin 24-vjeçar të një dyqani veshjesh nga Tirana, i cili është komentuar jo pak për të shkuarën e tij të errët, nga fejesa në Suedi te depërtimi në Shqipëri për shkak të problemeve me drejtësinë italiane.

Ky takim i Shqipes me djalin më të ri në moshë ishte i destinuar të ndodhte që në javët e para të emisionit, por gjërat morën një tjetër rrjedhë.

Megjithatë, takimi u transmetua në ekran dhe në të nuk munguan flirtimet dhe “kunjat”.

Pjesën e tretë të takimit, dyshja kishte zgjedhur ta realizonte në një fushë golfi, por Shqipja nuk e humbi rastin ta “thumbonte” Andin duke përdorur topat e lojës.

“Unë do rri siç jam dhe ti do vish të më puthësh te qafa ose në faqe”, i tha ai Shqipes, dhe kështu në tentativë për ta puthur u duk qartë që ata pëlqehen jo pak.

Ndërsa luanin golf, Shqipe i tha se: “Rëndësi ka që ti di t’i mbash topat!”, një frazë që bëri xhiron e rrjetit.

Vajza nga Tropoja, Shqipe Hysenaj, tashmë ka fituar vëmendjen e të gjithëve.

Çifti i parë duket se është krijuar pasi është kryer takimi i parë mes Shqipes dhe Andit, sytë e të cilëve shkëlqenin gjatë bisedës së njohjes.

Por nuk mungoi momenti kur vajza nga Tropoja i vendosi ‘ultimatum’ Andit duke i thënë:

“Duke qenë se jam shumë person territorial, e dua një gjë dhe e dua për vete. I parapëlqej meshkujt kur janë shumë të vendosur. Nëse bën takim me mua dhe ndonjë tjetër, duhet ta dish se ku tërheq më shumë që me të parën”.

Ndërsa Andi iu përgjigj fare thjesht duke i thënë: “Mos më lër hapësirë që të kem sy për të tjera!”.

Kështu duket sikur po vendosen pikat mbi “i” mes tyre dhe shumë shpejt mund të krijohet çifti më i komentuar i këtij sezoni, por gjithçka mund të ndryshohet gjatë rrugës.

Ndërkohë që Andi vazhdon me deklaratat e tij të forta sa i takon jetës private.

I ftuar në “Shqipëria Live”, ai tha se do ta veçonte si gabim faktin që kishte shpenzuar 10 milionë në natë në një club.

Pyetjes se si i siguronte kaq shumë para një djalë si ai në të 20-at, u shpreh se ka lëvizur jashtë vendit që adoleshent dhe paratë i merrte edhe nga i ati.

Por njohja e saj me Andin nuk është çudi të vazhdojë jashtë “Pëputhen”, pasi dje Shqipe u përjashtua nga programi për reagimet e saj homofobike.

I vetmi që i doli në mbrotje ishte vetëm Andi duke renditur edhe faktet se pse e mbron vajzën, me të cilën ka realizuar më së shumti takim, ku është parë qartë se mes tyre ekziston një kimi dhe pëlqim paraprak.

Andi nuk u shpreh dakord me largimin e Shqipes, duke thënë se vajzat, opinionisti Arjan Konomi, Ana, e kanë bullizuar me fjalët e tyre Shqipen.

24- vjeçari renditi disa nga fjalët fyese që ato kanë përdorur ndaj Shqipes.

Ai e dënoi reagimin e djeshëm të bukuroshes brune, por sipas tij ajo e meriton një mundësi të dytë.

“Për sa i përket pjesës së Shqipes, unë e kam deklaruar që kam mbrojtur vajzën në momentin që ka të drejtë. Në momentin që është shprehur Tea rëndë ndaj Shqipes, unë mbajta anën e Shqipes. Ndërsa në këtë rast do të mbaj anën e Teas në thonjëza. Ajo më ka thënë që është myslimane, prandaj mendon që ka thënë ashtu për Gracianon. Ajo e kishte parë Tean duke vjellë jashtë. Edhe sikur kjo të jetë e vërtetë, ajo është shprehur gabim, sepse ka përdorur terma të gabuara. Përderisa u përdor dhe më parë fjala bullizëm. Unë kam shkruar diçka që do të më pëlqente ta lexoja. Arjani ka thënë këtu, ke nevojë për ilaçe, e degjeneruar, Tea ka thënë, vetëm femër s’je, urith, Graciano ka thënë, injorante. Dua të them këtë që Shqipja është shprehur shumë gabim, ndodh që personi të dalë nga vetja. Çdo medalje ka dy anë, Shipja vendosi të tregojë anën negative”, tha Andi.Panoramaplus

NGJARJE TË TJERA

spot_img