spot_img

Historia e Ujmanit; si u ndërtua, nga kush dhe çka do të ndodh me Kosovën nëse Serbia i fut duart aty!

spot_img

Apetitet e Serbisë për të grabitur liqenin e Ujmanin nuk kanë të ndalur.

Serbia me çdo kusht synon që ky liqe të menaxhohet apo edhe ta merr të tërin për interesa të tyre shtetërore dhe në këtë mënyrë për Kosovën do të ishte një kapitullim në çdo aspekt, si politik, ashtu edhe ekonomik.

Liqeni i Ujmanit shtrihet në dy shtete – atë të Kosovës dhe Serbisë, por serbëve nuk ju mjafton vetëm pjesa që ju takon, ata kërkojnë hise edhe për pjesën tjetër të Kosovës. Për këtë arsye Serbia insiston që Liqeni i Ujmanit të bëjnë për vete.

Ky liqen me një sipërfaqe prej 11.9 km², cilësohet si një pasuri e madhe që ka Kosova. Dikur ai ofronte mundësi për të gjithë, por tash janë vetëm serbët ata që e shfrytëzojnë.

Megjithatë, Ujmani ruan bukuritë që i ka. Njëra ndër arsyet kryesore pse serbët kërkojnë ta marrin Ujmanin është pasuria e madhe që bartë në vete ky liqen.

Liqeni i Ujmani nuk është që ka ndonjë rëndësi të madhe për Serbinë, pasi Serbia vetë nuk ka investuar asgjë në akumulimin e as në hidrocentralin e Ujmanit, pasi është ndërtuar me hua ndërkombëtare dhe me kredi, si dhe me fondet në disponim të Bankës së Bashkuar të Kosovës.

Serbia as që ka qenë, e as që ka mundur të jetë e involvuar kur është ndërtuar objekti. Ky tentim për involvim tash është një lloj blofi që përdoret për zgjedhje e edhe për të bërë propagandë jashtë, se gjoja ata kanë pasuri këtu.

Është fakt se ky liqen në një pjesë të vogël prek territorin e Serbisë pas akumulimit të ujit, por për këtë ekzistojnë praktika dhe konvente ndërkombëtare, për mënyrën se si adresohen çështjet në këto raste. Ndaj kjo çështje në aspektin e pronësisë dhe disponimit është praktikisht një çështje e mbyllur.

Liqeni i Ujmanit shtrihet në veriperëndim të Kosovës dhe andej kufirit me Serbinë. Me një sipërfaqe prej 11,9 km² dhe thellësinë maksimale prej 105 metrash, ky liqen është më i madhi në Kosovë.

Ujmani që ndodhet në Komunën e Zubin Potokut, Hidrocentrali dhe Trafostacioni në Vallaç, aktualisht kontrollohen nga serbët e veriut të Mitrovicës.

Liqeni furnizon me ujë më shumë se gjysmën e Kosovës dhe ujit 20 mijë hektarë tokë, e gjithashtu ofron mundësi të mira për not, ecje si dhe për plazhe.

Por kushtet për të vizituar tani këtë vend dhe bukuritë që ofron janë të kufizuara për shkak të mungesë së sigurisë. Ndër bukuritë që ka kjo pjesë është edhe vendi i quajtur Veli Bregu. Aty ende ekzistojnë vilat në të cilat më herët janë shfrytëzuar për pushime.

Ky liqen është pasuria më e madhe e Kosovës. Nga Ujmani furnizohen me ujë gati gjysma e qyteteve të Kosovës dhe Termoelekrana e Obiliqit.

Nëse Serbia përmes Asociacionit apo Komunës së Zubin Potokut e futë në dorë këtë resurs atëherë ka përfitime miliardësh nëse qoftë edhe 1 cent e shet metrin kubik të ujit.

Vetëm 8 orë mund të punojë Korporata Energjetike e Kosovës pa ujin që e merr nga Ujmani. Në rast të ndërprerjes së ujit, i cili shërben për sistemet e ftohjes dhe avullimit në termocentralet elektrike, vendi do të përballet me një kolaps energjetik.

Akumulimi i Ujmanit është ndërtuar nga viti 1973 deri më 1977, duke iu zënë gryka lumit Ibër.

Më 29 prill të vitit 2013 Kuvendi i Kosovës ka miratuar ligjin për ujërat në të cilin thuhet se resurset ujore janë interes i përgjithshëm dhe janë pasuri të Republikës së Kosovës që ruhen e mbrohen me ligj.

Qeveria e Republikës së Kosovës duhet që me çdo kusht ta mbajë Ujmanin, sepse Prishtina dhe disa komuna tjera të Kosovës furnizohen me ujë nga ky liqen.

Do të ishte mëkati më i madh i Kosovës, nëse qeveritarët tanë ia “falin” liqenin e Ujmanit Serbisë

NGJARJE TË TJERA

spot_img