Një ngjarje e rëndë u shëna sot në kryeqytet, ku një foshnje u gjet pajetë në një kosh mbeturinash. Ndërsa pak minuta më parë u identifikua dhe u shoqërua në komisariat nëna 32 vjeçare e fëmijës, ajo ka deklaruar se foshnjën e kishte lindur të vdekur në muajin e shtatë të shtatzënisë. Nga dëshmia e 32-vjeçares kuptohet se foshnja është hedhur i pajetë në kosh.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Në lagjen “Ali Demi”, mbrapa ish-markatës së vjetër, në koshin e mbeturinave është gjetur pa shenja jete një foshnje i gjinisë mashkullore. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe shoqërimin e shtetasit/es që ka hedhur në kosh foshnjën.