spot_img

‘Hoqën qafe’ çiftin në Maltë, i riu shqiptar mbante në qafë gjerdanin e të ndjerit

spot_img

Personi i tretë i dyshuar për ngjarjen në Sliema muajin e kaluar, kundërshton ekstradimin e tij në Maltë nga Spanja, duke zgjatur procesin për ta sjellë atë para drejtësisë. Procedimet në Spanjë, duke përjashtuar çdo apelim, tani pritet të zgjasin të paktën 30 ditë, thanë burime pranë hetimit. Burri, punonjës danez i Gaming Jesper Kristiansen, kërkohet për ‘heqjen qafe’ të Christian Pandolfino dhe Ivor Maciejowski, të cilët u qëlluan brenda shtëpisë së tyre në Sliema më 18 gusht. Dy burra, shtetasi shqiptar Daniel Muka, 25 vjeç dhe maqedonasi Viktor Dragomanski, 35, janë akuzuar për përfshirjen e tyre në ngjarje.

Pyetjet kanë lindur se si Kristiansen, i cili kishte punuar në Maltë për disa muaj, arriti të largohej. Burime policore të shtunën thanë se ai ndryshoi pamjen e tij për të kaluar përmes sigurisë së aeroportit 10 ditë pasi ‘hoqën qafe’ çiftin, më 28 gusht. Ai mori një avion për në Barcelonë duke përdorur kartën e tij të identitetit për të udhëtuar. Meqenëse ai po fluturonte në një vend Shengen, nuk u kryen kontrolle të pasaportave. Burimet thanë se derisa ai u arratis, policia malteze nuk kishte ende një emër të konfirmuar. Ai ndryshoi pamjen e tij për të kaluar në aeroport.

Ditën që ai u arratis, oficerët e policisë po udhëtonin në Sliema me imazhin e tij, duke pyetur njerëzit nëse e kishin parë atë. Dy ditë më vonë, më 30 gusht, policia spanjolle arriti të gjurmonte Kristiansen dhe ta arrestonte atë në një hotel në qytetin bregdetar të Cádiz. Ai besohet se ka marrë me qira një makinë për të arritur atje. Policia mendon se vjedhja ishte motivi më i mundshëm për ngjarjen në Sliema.

Pandolfino u gjet i shtrirë afër derës së përparme të shtëpisë, i veshur vetëm me të mbathurat. Ai ishte qëlluar pesë herë. Partneri i tij Maciejowski, një koleksionist i arteve, u gjet në pjeën e shkallëve. Ai ishte qëlluar nga kati i parë. Muka u arrestua në një bastisje në një shtëpi në Floriana një javë më pas, dhe kishte vënë një gjerdan që i përkiste Pandolfino-s. Dragomanski u kap dy ditë më vonë pas një ndjekjeje në Gżira.

Burimi:Timesofmalta|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

NGJARJE TË TJERA

spot_img