spot_img

Hoti e Osmani “kapen” për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme

spot_img

Kryeministri Avdullah Hoti, ka folur sot në Kuvend për mundësinë e shpalljes së jashtëzakonshme pas shtimit të rasteve me COVID-19.

Ai ka thënë para deputetëve se nëse vlerëson Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të shpallet gjendje e jashtëzakonshme në vend, do të kërkoj nga deputetët miratimin e tyre.

“Ligji për pandeminë nuk e zgjedh problemin, e vetmja zgjidhje nëse duhet të shkohet në ekstreme, është gjendja e jashtëzakonshme, MSH-ja është e detyruar që në baza ditore të sjellë raport.

“Janë marrë disa vendime që u shpallën jokushtetuese në qeverinë e kaluar për këtë kemi kërkuar gjendje të jashtëzakonshme si partner në qeveri. Unë jam në konsultim të ngushtë me IKSHPK-në dhe me komitetin dhe udhëheq kryeministri dhe nuk do të hezitoj të vij para jush e të kërkoj shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, nëse këtë e kërkon Ministria e Shëndetësisë edhe IKSHPK”, tha Hoti.

Kryeministri tha se janë duke e menaxhuar situatën, dhe se numri është në rritje sikurse edhe në rajon.

I menjëhershëm ishte reagimi i kryeparlamentares Vjosa Osmani, e cila u shpreh se gjendjen e jashtëzakonshme e propozon dhe vetëm presidenti, dhe se në Kuvend kalon vetëm një propozim i presidentit lidhur me këtë gjendje dhe jo i kryeministrit.

Ajo tutje e këshillon Hotit që ti dijë kompetencat e tij.

“Propozimin lidhur me gjendjen e jashtëzakonshme nuk ka të drejtë ta jep kryeministri por vetëm presidenti, të jeni të qartë lidhur me kompetemcat që i keni”

Kujtojmë se shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme ishte bërë “mollë sherri” edhe në qeverinë e kaluar.

Ish-kryeministri Albin Kurti kishte shkarkuar Agim Veliun pasi përmes një prononcimi për media kishte përkrahur idenë e presidentit Hashim Thaçi për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme.

NGJARJE TË TJERA

spot_img