spot_img

Hoti i reagon Vuçiqit pasi kërcënoi Kosovën me luftë

spot_img

Kryeministri, Avdullah Hoti ka reaguar pas kërcënimeve të presidentit serb, Aleksandër Vuçiq se mund të ketë luftë.

Hoti shkruan se Kosova është e përkushtuar për paqe e stabilitet në rajon, përcjellë Gazeta Blic.

Deklarimet e Vuçiqit, konsideron se nuk janë në dobi të normalizimit mes dy vendeve.

Ato thotë Hoti janë në kundërshtim me zotimet e Serbisë për paqe e zhvillim ekonomik.

Hoti shkruan se pret nga BE e NATO të reagojnë ndaj këtyre provokimeve.

Ky është postimi i tij i plotë:

Kosova e përkushtuar për paqe e stabilitet në rajon dhe më gjerë.

Deklarimet e Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, nuk janë në dobi të normalizimit të marrëdhënieve midis dy vendeve, arritjes së marrëveshjes përfundimtare dhe njohjes reciproke. Ato janë në kundërshtim me të gjitha zotimet që Serbia i ka bërë, nën garancat e faktorit ndërkombëtarë, për paqen e qëndrueshme dhe zhvillimin ekonomik të rajonit.

Qeveria e Republikës së Kosovës vazhdon të mbetet e përkushtuar në rolin e saj konstruktiv në të mirë të paqes, stabilitetit dhe prosperitetit të gjithë rajonit.

Qeveria e Republikës së Kosovës pret nga Bashkimi Evropian dhe nga NATO-ja të reagoj ndaj këtyre provokimeve.

Qeveria e Republikës së Kosovës do të vazhdoj angazhimin për anëtarësim sa më të shpejtë të vendit në NATO, Bashkimin Evropian dhe të gjitha institucionet relevante ndërkombëtare, si një vlerë e shtuar për zhvillimin e demokracisë dhe paqes në botë.

NGJARJE TË TJERA

spot_img